Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultatin 0:2.
Kombëtarja mysafire ka triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:2, me golat e Pablo Fornals dhe Ferran Torres.
Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes, ku kërkoi falje për gabimet e tij dhe të Milot Rashicës në ndeshjen e sotme.
“Unë dhe Miloti i humbëm disa raste që nuk falen. Kërkoj falje”, tha shkurtimisht Vedat Muriqi për RTK