Vedat Muriqi, një yll i papritur në La Liga, bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas në kohë rekorde

Vedat Muriqi luajti rol kyç në shpëtimin e Mallorcas.

Sulmuesi kosovar zbarkoi në Spanjë në fund të afatit kalimtar të janarit dhe për pak muaj u bë idhull për fansat e klubit spanjoll.

Portali “DAZN” ia ka kushtuar një shkrim special përfaqësuesit kosovar, të cilin e ka çuar në qiell për atë që e tregoi për gjashtë muaj në klubin spanjoll, ku ishte huazuar nga Lazio, ndërsa së fundmi Mallora e bleu kartonin e tij.

28 vjeçari ka luajtur fillimisht në Kosovë, për të vazhduar më pas në Shqipëri, në Turqi, në Itali dhe tash përfundimisht në Spanjë.

Mallorca besoi në “Piratin” e saj dhe e transferoi më shumë atë, duke bërë sakrifica ekonomike.

Trajneri Javier Aguirre e kërkoi me ngulm transferimin e ish-futbollistit të Fenerbahçes, i cili ishte pranë transferimit në Club Brugge, por nuk i kaloi vizitat mjekësore.

E në fund, tifozët u gëzuan pasi do ta kenë në dispozicion lojtarin e tyre të dashur edhe në të ardhmen.

Muriqi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje me Mallorcan, të cilën e shpëtoi pa rënë nga liga.

Ai njëherësh u bë golashënuesi më i mirë në bazë të statistikave dhe mesatares së minutave dhe ndeshjeve tek ekipi ishullor.

Tash, Mallorca shpresat më të mëdha në edicionin 2022/23, i cili do të nisë këtë fundjavë, i ka tek gjiganti i sulmit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll dhe u bë transferi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Edhe vetë Muriqi është i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, ndërkohë që kishte oferta nga Hull City në Angli dhe nga Fenerbahçe e Galatasaray në Turqi.

Eksperienca e tij në Itali me Lazion ishte për t’u harruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *