Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit maj në La Liga

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka marrë një lajm të mirë nga Spanja, pasi është shpallur lojtari më i mirë për muajin maj në La Liga.

Futbollisti dardan gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll duke e ndihmuar skuadrën të mbetet në shoqërinë elite të futbollit.

28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar si i huazuar nga Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *