Vedat Muriqi flet për të ardhmen e tij, intervista shpërndahet edhe nga klubi i Lazios

Vedat Muriqi ka treguar edhe njëherë intersimin e tij të madh për të qëndruar tek Lazio.

Ai tha se ndjehet mirë dhe gati për sezonin e ri.

“Ne jemi duke punuar mirë, unë do të ndjehem gjithmonë më mirë dhe do të jem gati për Lazion”, tha fillimisht Muriqi për LazioStyle Chanell.

Më pas ai tregoi se a ka pasur ndonjë bisedë me trajnerin Sarri.

“Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të ketë nevojë por në çdo rast do të jem i lumtur që mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë. Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë ligë, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë. Trajneri do të vendosë për formën, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne jemi lojtarë dhe kemi një nga trajnerët më të mirë në botë në krye“, përfundoi Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *