Vdes nga koronavirusi ish-përzgjedhësi i Shqipërisë

Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Otto Bariq, vdekur në moshën 87-vjeçare të dielën nga koronavirusi.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi kroat “Veçernji List”, trajneri legjendar ka vdekur pasi ishte i infektuar nga COVID-19.

Bariq kishte drejtuar Shqipërinë në vitet 2006 e 2007. Më herët ka drejtuar edhe Kroacinë e po ashtu Austrinë. Gjatë karrierës së gjatë si trajner ka punuar te shumë klube në Kroaci, Austri, Gjermani e Turqi. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *