Vdes Mino Raiola

Ka vdekur menaxheri i njohur i lojtarëve, Mino Raiola.

Ai ishte njëri prej menaxherëve më të suksesshëm dhe vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje.

Raiola ishte shtruar në spital në Milano në muajin janar për t’iu nënshtruar një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.

Raportohet se gjendja në atë kohë nuk ishte kërcënuese për jetë dhe se Raiola do ta fillonte një periudhë rehabilitimi në shtëpi.

Por, së fundmi iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë sot, siç njoftojnë mediat italiane.

Raiola ishte lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, por në moshën 1 vjeçare me familjen u transferua në Holandë, në Haarlem.

E pasioni për futbollin e kishte sjell atë, në moshën 20 vjeçare, të bëhej përgjegjës i sektorit të të rinjve të Haarlem, për ta marrë më pas detyrën e drejtorit sportiv në klubin holandez.

E kur e themeloi kompaninë e tij, nisi t’i merrte në kujdes lojtarët e mëdhenj, për t’u bërë njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Raiola ishte menaxher i futbollistëve të mëdhenj, përfshirë këtu ata si Ibrahimovic, Donnarumma, Pogba, Balotelli, Verratti, De Ligt, De Vrij, Haaland etj.

Ai luajti rol të rëndësishëm në transferimet e mëdha dhe të kushtueshme gjatë karrierës së tij të suksesshme, ndërsa ishte edhe pjesë e transferimit të bujshëm të Paul Pogbas nga Juventusi në Manchester United në vitin 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *