Vdes legjenda e Manchester Unitedit

Ish-portieri i Manchester Unitedit, dhe fituesi i Ligës së Kampionëve me djajtë e kuq, Tony Dunne ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Mbrojtësi irlandez ishte pjesë e ekipit të vitit 1968, që arriti të bëhej ekipi i parë anglez që fitoi Ligën e Kampionëve – asokohe Kupën e Evropës, nën drejtimin e trajnerit Sir Matt Busby.

Dunne ishte pjesë e ekipit që mposhti 4:1 Benfican në finalen që ishte luajtur në Wembley.

I lindur në Dublin, Dunne iu bashkua ekipit të Unitedit nga ekipi irlandez i Shelbourne për vetëm pesë mijë funte, dhe e ndihmoi ekipin e Unitedit të formësohej në vitet pas tragjedisë së Mynihut, më 1958.

Dunne njhiej si një mbrojtës krahu i shpejtë dhe i guximshëm.

Ai ka vdekur në moshën 78-vjeçare, derisa do të mbahet mend si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në historinëv e Manchester United.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *