Vdes ish-sulmuesi i Anglisë

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Leicester City, Frank Worthington, ka vdekur sot në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka njoftuar familja e tij.

Worthington luajti për më shumë se 20 klube, përfshirë Huddersfield, Leicester dhe Bolton, gjatë karrierës së tij të gjatë nga viti 1966 deri më 1991, transmeton GE.

Ai luajti për Anglinë në vitin 1974, duke i shënuar dy gola.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq paqësisht në spital të hënën.

Bashkëshortja e tij, Carol, tha: “Frank u solli lumturi shumë njerëzve gjatë karrierës së tij dhe në jetën e vet private. Ai do t’iu mungojë të gjithë atyre që e deshën aq shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *