Ka vdekur në moshën 85-vjeçare ish-kampioni i mundjes, Ylli Agolli.
Lajmi i hidhur për vdekjen e Agollit u dha nga gazetari Defrim Methasani.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkroi për ta dhënë lajmin për vdekjen e ish-kampionit të mundjes: “Humbëm një tjetër kolos të sportit.
Nga Amerika e largët vjen lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Prof Ylli Agollit, ish kampionit sportist, trajner dhe pedagog në sportin burrëror të mundjes.
Në moshën 85 vjeç, zemra e tij ndaloi së rrahuri, me mallin e madh për vendin e tij dhe protagonistët e mundjes.
Homazh dhe respekt për ikonën e një sporti të tillë, që la pas gjurmë historie, pune, rezultatesh dhe krenarie. U prehsh në paqe mjeshtër!”.