Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe i cili, përveç Covid-19, kishte edhe probleme kardiake.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë:
Sot me 15/04/2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid-19, ndërsa janë shëruar 3 pacientë.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste si dhe 5 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.
Nga 53 pacientë të infektuar me Covid 19:
39 raste janë në gjendje stabile;
12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Mediat e interesuara lidhur me gjendjen e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive, do të mund të marrin informata shtesë çdo ditë në ora 12:30 para Klinikës Infektive nga mjekët e autorizuar.