Vazhdon rekordi i Mirlind Dakut në Superligën e Kosovës, as këtë vit nuk pritet të thyhet

Mirlind Daku i cili aktualisht është pjesë e kampionatit rus, dhe po kalon në super formë, ka vendosur vite më parë një rekord në Superligën e Kosovës.

Në sezonin 2020-21, gjilanasi arriti të shënoj 31 gola me fanellën e Ballkanit, duke qenë figura kryesore te klubi suharekas.

Këtë vit, ka qenë një luftë e madhe në mes të Hysenit dhe Hazrollajt për golashënuesin e sezonit, por në krahasim me Dakun, mbeten prapa dyshja fantastike e Kosovës.

Ishte sezoni i fundit i Mirlindit për Ballkanin, ku nuk arriti të fitoj asnjë trofe, duke u larguar në Mura të Sllovenisë, më pas në drejtim të Rubin Kazan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *