Messi i ka thënë sot Barcelonës se nuk do ta bëj testin PCR për COVID-19
Lionel Messi ka vendosur që të bëjë “luftë” me Barcelonën, kurse sot ai nuk ka shkuar fare për të bërë testin PCR për COVID-19, i cili ishte planifikuar të dielën.
Klubi katalunas e kishte refuzuar Messin për biseda për të ardhmen e tij pasi që ky i fundit dorëzojë kërkesën për largim të martën.
Sot (e shtunë), Messi i ka thënë Barcelonës se meqë ata kanë refuzuar atë, ai nuk do të kthehet për ta bërë testin për koronavirus, të dielën.
Skuadra e Ronald Keoman pritet që t’i fillojë stërvitjet para sezonale për sezonin e ri të hënën.