Xhiroja e parë e Ligës së Kombeve do të vazhdojë edhe sot, me një super ndeshje në program.
Italia do të jetë nikoqir i Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupit 3 në Ligën A.
Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në “ Stadio Renato Dall’Ara” të Bolonjës.
Italia vjen pas humbjes turpëruesë në “Finalissima” ndaj Argjentinës me rezultat 0:3 dhe do të kërkojë ta nisë mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në anën tjetër, Gjermania do të kërkojë të komponohet sa më shumë, para Kupës së Botës që zhvillohet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Anglia dhe Hungaria, që do të ndeshen po ashtu sonte.
Në Ligën B do të zhvillohen tri takime: Armenia-Irlanda, Finlanda-Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi-Rumania.
Kurse në Ligën C do të përballen Lituania-Luksemburgu dhe Turqia-Ishujt Faroe.