Fenerbahce e Vedat Muriqit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Denizlispor, duke luajtur 2:2.
Në ‘Ülker Stadyumu’, Fenerbahce ka barazuar 2:2 me Denizilspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.
Fenerbahce e nisi mirë këtë takim, kur Ozan Tufan në minutën e 22’, shënoi për 1:0.
Gjërat nisën të përkeqësohen për skuadrën e Muriqit kur Tolgay Arsnal u ndëshkua me karton të kuq, dhe shkaktoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga Radoslaw Murawski.
Mustafa Yumlu në pjesën e dytë, përmbysi gjithçka, kur shënoi për eprësinë 1:2 të mysafirëve.
Fenerbahcen nga humbja e shpëtoi Serdar Aziz, që barazoi gjithçka në minutën e 93’ të ndeshjes.
Kjo është ndeshja e gjashtë që Fenerbahce nuk arrin të shënojë fitore.