RB Salzburg ka triumfuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Sturm Graz me rezultat të thellë 4-0 duke u kualifikuar në finale, ndërsa ylli shqiptar Mërgim Berisha ishte njëri nga më meritorët.
Mbrëmja e të mërkurës ka zbuluar finalistet e Kupës së Austrisë, ku njëri nga ekipet është RB Salzburgu i Mërgim Berishës.
Salzburgu arriti të triumfojë thellë 4-0 ndaj LASK-ut me golat e shënuar nga Enock Mwepu (26’, 54’), Berisha (72’) dhe Brendan Aaronson (79’).
Megjithatë, goli i shënuar nga ylli shqiptar ishe i rrallë dhe ka fituar gjithë vëmendjen.
Berisha arriti ta befasojë portierin kundërshtar me një goditje nga një zonë shumë e vështirë dhe ky dol tregon formën e lartë që po tregon ylli shqiptar.
Në finalen e 1 majit, Salzburgu do të ndeshet me Laskun që mposhti Wolfsbergerin në gjysmëfinalen tjetër.
?️ Finale, oh-oh, Finale, oh-oh-oh-oh #Mwepu² & #Aaronson in den Highlights,#Berisha-s ? hier ⤵
— FC Red Bull Salzburg (@RedBullSalzburg) March 4, 2021
Në anën tjetër, Berisha këtë sezon ka qenë brilant duke shënuar 15 gola dhe dhuruar 10 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/