Jose Mourinhon duket se po e përcjell fati i njëjtë që e kishte te Chelsea e Manchester United edhe te Tottenham Hotspuri.
Trajneri portugez ndër vite është përballur me një kundërshtim të lojtarëve, e tani raportohet se e njëjta gjë po i ndodh edhe te Spurs.
The Sun raporton se lojtarët e skuadrës nga Liga Premier janë kthyer kundër Special One shkaku i mënyrës së stërvitjes së tij.
Një numër i madh i lojtarëve janë të pakënaqur me strategjinë e Mourinhos në stërvitje dhe tani i janë kthyer kundër.
Mënyra e lojës me topa të gjatë në stërvitje që duhet praktikuar edhe në një ndeshje, kanë frustruar lojtarët e Tottenhamit.
Ata duan që luaj e tyre të jetë me pasime të shkurta dhe të luajnë lojën që janë mësuar së bashku, por portugezi nuk mendon ashtu.
Skuadra ndihet keq edhe për Tanguy Ndombele, i cili u kritikua dy herë publikisht nga Mourinho gjatë periudhës festive.
Mourinho sugjeroi se francezi nuk ishte i lënduar, por s’ishte në gjendje të luajë, kur Tottenhami e mori fitoren e fundit në ligë, kundër Brightonit.
Mourinho thuhet se ka kërkuar nga lojtarët që të vrapojnë sa në pjesën ofanzive, aq në pjesën defanzive, në mënyrë që ta fitojnë takimin.
Kjo strategji e stërvitjes i ka acaruar ata dhe thuhet se tashmë janë kthyer kundër ish-trajneri të Real Madridit e Interit.