Vazhdojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës: Derbi Gjilani – Ballkani

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës, ajo në mes Gjilani – Ballkani dhe Drenica – Feronikeli.

Derbi i sotëm do të jetë ndeshja në mes Gjilanit ndaj Ballkanit.

Ekipi gjilanas do të jetë nikoqir i ekipit nga Suhareka, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të, në Superligë.

Ballakani dëshiron të marrëshojnë sigurt drejt titullit, andaj do të kërkojnë pikët e plota në këtë takim.

Gjilani do të shkaktojë probleme ekipit të Suharekës, pasi edhe ata janë në garë për titull dhe gjenden vetëm pesë pikë prapa Ballkanit.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante ‘në luftën’ për titull, të Superligës së Kosovës.

Në anën tjetër ndeshja në mes Drenicës dhe Feronikelit, është ‘luftë për mbijetesë’.

Të dy ekipet janë në një zonë të rrezikshme, sidomos Nikli pasi gjenden në vendin e fundit të tabelës.

Do i duhet pikët e plota, nëse duan të vazhdojë luftën për mbijetesë në Superligë.

Drenica aktualisht gjenden në vendin e shtatë me gjithsej 32 pikë të grumbulluara dhe do të kërkojnë fitoren që të jetë sa më larg zonës që e dërgon në Ligën e Parë.

Ndeshja ndërmjet Gjilani – Ballkani fillon në orën 13:30, ndërsa Drenica – Feronikeli takohen në orën 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *