Barcelona viziton ‘Santiago Bernabeu’ këtë të diel, dhe tifozët e Madridit kanë arsye për t’u frikësuar.
Asnjëherë në historinë e La Ligës, e cila daton nga viti 1929, skuadra e Barcelonës nuk kishte arritur të merrte katër fitore radhazi në shtëpinë e rivalëve të Real Madridt.
Me 11 gola të shënuara dhe dy të pranuara, katalanët pasqyrojnë më së miri fuqinë e tre në ‘El Clasico’.
Për të gjetur fitoren e fundi të Real Madrid në shtëpi kundër Barcës, duhet të kthehemi në sezonin 2014/2015, kur madrilianët drejtoheshin nga Carlo Ancelotti, dhe mposhtën rivalët e tyre 3:1, me golat e shënuara nga Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Karim Benzema.
Që nga ajo kohë, Real Madrid ka pritur katër herë në Bernabeu Barcelonën, dhe është mposhtur në të katër herat.
2015/2016| Real Madrid 0-4 Barcelona
2016/2017| Real Madrid 2:3 Barcelona
2017/2018| Real Madrid 0-3 Barcelona
2018/2019| Real Madrid 0-1 Barcelona
2019/2020| Real Madrid ?-? Barcelona