Kosova U14 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore U14, në turneun e YDF-së që po zhvillohet në Shkup.
Vashat e Kosovës shënuan fitore me shifrat 31:58 (7:10, 6:12, 5:19, 13:17). Dardanet e reja e mbyllën këtë turne me dy fitore e dy humbje.
Çereku i parë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa përfundoi 7:10 për Kosovën, që vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar me epërsi të dyfishtë 6:12, për të shkuar në pushim me shifrat 13:22.
Vashat e Kosovës vazhduan të dominuan edhe në periudhën e tretë që e fituan edhe më bindshëm, 5:19, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 18:41.
Edhe në dhjetë minutat e fundit, basketbollistet e reja të Kosovës ishin më të mira, për të triumfuar 31:58.
Te Kosova U14 u dalluan Malvina Haziri me 17 pikë e gjashtë kërcime, Klea Gashi me pesë pikë e shtatë kërcime dhe Sara Smajlaj dhe Era Aliu me nga 11 pikë.