Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj atyre të Holandës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Vashat tona ishin mposhtur në shtëpi nga Tulipanet në tetor me rezultat 6-0, derisa me të njëjtin rezultat kanë pësuar edhe disfatën e dytë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me një lojë më të bukur nga Përfaqësuesja jonë, mirëpo në 45 minutat e dytë ishte një skuadër tjetër.
Ishte minuta e 50-të kur Holanda shënoi nëpërmjet Snoijs, e që ato shënuan edhe të dytin pas vetëm një minute me anë të Roord.
Kaluar vetëm shtatë minuta nga goli i dytë dhe holandezet realizuan edhe të tretin me anë të Martnes.
Snoeij arriti që të realizonte edhe golin e saj të dytë në takim dhe të katërtin për kombëtaren e saj, gjersa të pestin e shënoi Roord 83-të.
Snoeij nuk u mjaftua me kaq dhe pas një minuti nga goli i pestë, realizoi het-trikun e saj për 6-0.
Holanda është lidere e Grupit A me 30 pikë, Russia me 24, Sllovenia me 15, Kosova me dhjetë, Turqia me pesë dhe Estonia me një sosh.