Tottenhami nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bournemouth në transfertë. Një shans i humbur i skuadrës së “Spursave” për t’iu afruar zonës Europiane. Trajneri Jose Mourinho është tërbuar nga VAR-i, pasi skuadra e tij kishte mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 5′.
Harry Kane u rrëzua në zonë, por që çuditërisht nuk u akordua penallti për miqtë. Djemtë e tij nuk ishin shumë të qartë dhe nuk shënuan dot, madje ishin vendasit që përshëndetën rrjetën në minutën e 90′. Callum Wilson dërgoi topin në rrjetë, por VAR e hoqi për një prekje me dorë. Përfundimisht, 0-0 që e mban larg Tottenhamin nga kreu i klasifikimit, ndërsa Bournemouth vijon luftën për mbijetesë.
O lançamento do Digne ??, o golaço do Richarlison??
Jogo no intervalo, Everton vai empatando com o Southampton em 1×1pic.twitter.com/0U2c1XtKR9
— Doentes por Futebol (de ?) (@DoentesPFutebol) July 9, 2020
Evertoni nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Southampton me shifrat 1-1. Miqtë shënuan të parët në minutën e 31′ me të zakonshmin Ings, ndërsa vendasit iu përgjigjen me një superaksion të finalizuar mjaft bukur nga Richarlison.