VAR dhe ish-milanisti i mohojnë fitoren Atletico-s (Video)

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Atletico Madrid dhe Sevilla-s, e vlefshme për javën e 27-të të La Liga-s.

Një tjetër rezultat zhgënjyes për madrilenët, që kanë humbur kështu mundësinë për t’u ngjitur mes katër të parave në renditje.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë, me miqtë që kanë kaluar në avantazh me De Jong në minutën e 19-të, për t’u përmbysur në harkun e katër minutave nga
penalltia e Morata-s në të 32-ën dhe goli i Joao Felix në të 36-ën.

https://player.upclips.online/player/html/h22oerXnSQLnX?popup=fromblocked&autoplay=1

Dy minuta para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ka ardhur episodi që ka vendosur takimin dhe pritet të shkaktojë shumë polemika.

Miqtë kanë tuar një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it dhe te piak e bardhë është paraqitur ish-lojtari i Milan-it, Lucas Ocampos, i cili nuk ka gabuar dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *