VAR-derbi: Penallti, karton i kuq dhe gola – Tottenham gjunjëzon Man Cityn

Tottenham Hotspur ka fituar VAR-derbin e Premierligës, kundër Manchester City.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë, Tottenham Hotspur ka fituar me rezultatin 2:0 kundër Manchester City, për të arkëtuar tri pikë të reja, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje ishte jashtëzakonisht interesante, me shumë ndodhi, ku shumë punë pati edhe për VAR-in, si zakonisht kur luajnë këto dy skuadra.

Fillimisht, ishte minuta e 40’ kur Man City fitoi një penallti, pikërisht me ndihmën e VAR, por Ilkay Gundogan gaboi.

Më vonë, në minutën e 60’, situata u përkeqësua për Man City, kur Oleksand Zinchenko u ndëshkua me kartonin e kuq, për të lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Tottenham shfrytëzoi mundësinë dhe shënoi fillimisht në minutën e 63’, me Steven Bergwijn që gjeti golin qysh në debutim – një debutim ëndrrash ky.

Tetë minuta më vonë, Heung Min Son gjeti golin e dytë për londinezët, duke i dhënë fund dilemës për fituesin.

Me këtë fitore, Spurs ngritën në kuotën e 37 pikëve, për pozitën e pestë në tabelë, kurse Manchester City mbetet me 51 pikë në pozitën e dytë, tashmë 22 pikë larg Liverpoolit që është lider.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *