Van Dijk gëzon tifozët e Liverpoolit: Ka progres, e dua këtë klub

E ardhmja e Virgil Van Dijk mund të mbetet në Anfield, përkundër se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Mbrojtësi holandez pritet të mbetet te Liverpooli pasi bisedimet për një kontratë të re kanë avancuar.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se bisedimet për vazhdimin e kontratës mes tij dhe klubit po përparojnë.

“Ka përparim, po,” tha Van Dijk kur u pyet nëse do të thotë se do të qëndrojë në klub edhe përtej këtij sezoni, ai shtoi: “Nuk e di, do të shohim. Dëgjoni, këto janë diskutime të brendshme dhe do të shohim”.

“Unë e dua klubin, i dua tifozët dhe ata ishin sërish aty për ne dhe ne donim t’i shpërblenim”.

“Por unë dua që ata të jenë sërish atje të dielën (në shtëpi ndaj West Ham United) dhe ta bëjnë stadiumin një vend të mrekullueshëm si gjithmonë për ne”, tha Van Dijk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *