Van Dijk flet për Liverpoolin dhe dëshirën e rivalëve

Liverpool ia doli të fitonte titullin kampion në Angli sezonin e kaluar, duke u dhuruar tifozëve të shumtë trofeun e madh pas plot 30 viteve. Jurgen Klopp u shpreh se ekipi i tij nuk do të luftojë për të mbrojtur titullin, por do të nisë sezonin e ri në sulm për të fituar të radhës.

Fitore në tri ndeshjet e para, por të dielën ndodhi katastrofa. “The Reds” u turpëruan nga Aston Villa me rezultatin 7-2, teksa nuk pësonin 7 gola në një sfidë kampionati prej 57 vitesh!

Virgil Van Dijk, lideri i prapavijës së Liverpool, ka dhënë një prononcim për BBC, aty ku flet rreth vështirësisë për të qëndruar në majë dhe e mbyll me një koment për veten e tij.

“Mendoj se gjëja më e vështirë është kur tenton të qëndrosh gjatë në krye. Të gjithë mezi presin që të rrëzohesh nga maja. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime, do të jap 100 për qind deri në momentin kur të tërhiqem. Nuk dua të kem asnjë peng pasi të mbyll karrierën“, deklaron holandezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *