Virgil van Dijk ka reaguar për herë të parë që nga lëndimi që mund t’ia humbë gjithë sezonin 2020/2021.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit u lëndua në derbin lokal ndaj Evertonit (2-2), ndërsa më pas u konfirmua se e ka lënduar ligamentin kryqëzues të përparmë (ACL) dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Kjo do të thotë se lëndimi që e pësoi nga një ndërhyje e portieri Jordan Pickford do ta lë jashtë fushe për disa muaj.
“Jam tërësish i fokusuar te shërimi im dhe do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejtë që është e mundur”.
“Përkundër zhgënjimit të dukshëm, jam shumë besimtar dhe së bashku me vështirësitë qëndron edhe mundësia dhe me ndihmën e Zotit do të kthehem më i mirë, më në formë dhe i më i fortë se më parë”, ka shkruar mes tjerash 29-vjeçari në Twitter.
“Në futboll, si në jetë, besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe është e rëndësishme të përpiqesh të mbash kokën në baraspeshë, qoftë kur je duke u ngritur apo duke rënë”.
“Me ndihmën e gruas time, fëmijëve, familjes dhe të gjithëve të Liveropooli, jam i gatshëm për sfidën që kam përpara”, ka shkruar mes tjerash 29-vjeçari në rrjetet sociale. /Telegrafi/