Kvicha Kvaratskhelia, anësori 22-vjeçar, po luan në formë fantastike këtë sezon dhe është një nga arsyet kryesore për dominimin e Napolit në Serie A. Në total ai shënoi 13 gola dhe 15 asistime në 22 ndeshje të luajtura. Goli i tij i fundit në ndeshjen kundër Atalantës është një kryevepër e përfolur.
U asistua nga Victor Osimhen dhe më pas pasoi hiti mjeshtëror i sezonit. Gjeorgjiani u fut në zonën e rreptësisë, tre mbrojtës lëvizën para portës për ta ndalur dhe më pas i befasoi me dy driblime, teksa shënoi gol maestral.
Sulmuesi legjendar holandez Marco van Basten ka komentuar këtë eurogol: “Nëse shikoni golin, do të shihni tetë lojtarë kundër njërit. Duhet të mendoni se kjo nuk mund të jetë e vërtetë, se nuk mund të shënohet një gol i tillë”.
Kvicha Kvaratskhelia. That's it. That's the tweet. pic.twitter.com/AqhM7DVlLI
— EuroFoot (@eurofootcom) March 12, 2023