Valon Berisha thotë se i ka mbetur hatri me Vedat Muriqin te penalltia në ndeshje ndaj Anglisë

Valon Berisha është kthyer për të folur edhe një herë për duelin, Angli 5:3 Kosovë, e zhvilluar vitin e kaluar në Southempton të Anglisë.

Ishte ky dueli që Berisha shënoi dy gola në portën e anglezve, shkruan Olle.

Madje, mesfushori kosovar kishte mundësin të kompletonte tre golshin, por që i dha penalltin e fituar sulmuesit Vedat Muriqi.

Pikërisht për këtë penallti, Berisha tha se i ka ngelur hatri paksa me Muriqin, por që tha se e kupton bashkëlojtarin e tij.

“Normal pak më ka mbetur hatri kur është mundësia të bësh tre gola, gjë që nuk ndodh shpesh”, tha Berisha në ‘Sport Show’.

“Ai (Muriqi) mi dhurojë dy asistime në atë ndeshje dhe e kuptoj që kur dikush ka qef me shënu gol ndaj Anglisë”.

“Gjithsesi, ne jemi shumë shok të mirë dhe harmonia në ekip është fantastike”, përfundoj Berisha.

Ky i fundit hta se ndeshja ndaj Anglisë e luajtur në udhëtim ishte nga emoconueset për të, duke shtuar se tifozët e Kosovës janë ndëgjuar më shumë sesa ata vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *