Pas disa rezultateve të dobëta, Reimsi është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez, Liga 1.
Në përballjen e sotme ndaj Montepellierit, Remsi regjistroi fitore me rezultat të thellë, 0:4, si mysafire.
Në këtë ndeshje, Valon Berisha ishte titullar dhe luajti 84 minuta, derisa bashkëkombësi i tij, Arbër Zeneli mungoi.
Ylli i Kosovës për aq sa ishte në fushë sot, bëri një paraqitje të mrekullueshme në mesin e fushës.
Ai kishte 83 pasime të sakta (92.2 përqind), tri pasime kyçe, pesë krosime të sakte, shtatë topa të gjatë, një gjuajtje në portë, një jashtë saj si dhe bëri një ndërhyrje të suksesshme.
Nga portali prestigjioz “SofaScore” ai u vlerësua me notën 7.7.