Valon Berisha nuk do të jetë pjesë e Lazios në stinorin pranveror.
Mesfushori i Kosovës do të huazohet nga klubi italian në Bundesligën gjermane, sipas raportimeve në Itali.
Sipas mediumit italian të afërt me Lazion, “sololazio.it”, Berisha do të huazohet tek Fortuna e Dusseldorfit.
Berisha do të largohet me shpresën se do të kthehet me më shumë vetëbesim, shkruan mediumi italian.
26-vjeçari është përdorur shumë pak nga Philipe Inzagi gjatë këtij edicioni, për çka largimi i tij është i pashmangshëm.
Kujtojmë që Dusseldorfi po lufton për mbijetesë në Bundesligë.