Skuadra e Llapit ka zhvilluar stërvitjen e parë pas dy ditëve pushimi dhe këtë stërvitje nga afër e ka parë edhe futbollisti i Gaziantep, Valmir Veliu.
“Veliu i ka dëshiruar shumë suksese ekipit tonë në ndeshjen ndaj Buducnost Podgoricës, me shpresë që ndeshja në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë që të arrihet kualifikimi në raundin e dytë të UEFA Conference League.
Faleminderit Vali, shumë suksese në skuadrën e re, Gaziantep!”, ka shkruar FC Llapi.
Të kujtojmë që Veliu iu bashkua skuadrës turje pas paraqitjes shumë të mirë që kishte tek Llapi në kampionatin e Kosovës.