Barcelona do të kërkojë fitore sot kundër Valencias për t’u siguruar se do të mbetet në krye të tabelës së La Ligës edhe pas kësaj xhiroje.
Valencia do ta presë Barcelonën në stadiumin Mestalla sot në orën 16:00 për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligës.
Dy klubet i ndajnë shtatë pozita dhe 12 pikë në tabelën e La Ligës, mirëpo Valencia do të tentojë të hakmerret për disfatën 5:2 në Camp Nou në pjesën e parë të sezonit dhe ta përsërisë befasinë që solli në finalen e Kupës së Mbretit të sezonit të kaluar.
Para kësaj ndeshjeje pati trazira rreth stadiumit mes dy palëve të tifozëve, përderisa në fushën e lojës të dyja skuadrat do të tentojnë të sigurojnë fitore me lojë të bukur dhe gola.