Valencia dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Në një ndeshje ku u panë plot katër gola, golin e parë e shënoi Marcos Llorente, në minutën e 15’ të takimit.
Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Gabriel Paulista shënoi për 1:1, në minutën e 40’.
Kur mendohej se me këtë rezultat skuadrat do të shkonin në pauzën 15 minutëshe, në skenë u shfaq Thomas, i cili shënoi në minutën e 43’, për rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.
Rezultatin final dhe një pikë për skuadrën e Valencia e siguroi Geoffrey Kondogbia, kur në minutën e 59’ barazoi shifrat në 2:2.
Me këtë barazim, Atletico shkon në 40 pikë për pozitën e katërt, kurse Valencia numëron 38 pikë për pozitën e gjashtë./topi.com/