Vaki shqiptare: Gjyqtari i ndëshkon lojtarët me kartonë të kuq pa filluar loja!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar.

Xhiroja e 23-të në Superioren shqiptare nisi dje, ku dy klubet kryeqytetase, Partizani dhe Tirana, e nisën me fitore atë.

Por, në ndeshjen e zhvilluar në Krujë në mes të Kastriotit dhe Skënderbeut ndodhi diçka aspak e zakontë.

Ende pa filluar ndeshja, gjyqtari kryesor Juxhin Xhaja i ka përjashtuar dy futbollistë me kartonë të kuq nga ndeshja.

Ka qenë një moment tensioni mes Bekim Didës së vendasve dhe Melos Bajramit të mysafirëve në tunel para se ekipet të dalin në fushë.

E gjyqtari kryesor vendosi t’i përjashtojë të dy nga ndeshja ende pa filluar takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *