Zhvishet në mes të aeroportit, vajza heq reçipetat dhe i tund në ajër, pasagjerët mbeten të shtangur në Miami.
Gruaja që është zhveshur në mes të aeroportit, është arrestuar menjëherë nga autoritetet pas veprimit të pahijshëm.
Një grua u arrestua, pasi ajo u zhvesh plotësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami-t. Gruaja hyri në pjesën e bagazheve, dhe filloi të hiqte rrobat një e nga një. Ne fillim u shfaq vetëm me të brendshme, e më pas përfundoi duke i hequr edhe ato.

Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar në Miami i thanë CBSMiami se ishin të tronditur nga incidenti dhe nga mungesa e përgjigjes nga kalimtarët.