Vajza e trajnerit të njohur “kapet mat” me sulmuesin italian

Viktorija Mihajlovic, njëra prej vajzave të trajnerit serb të Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ka përfunduar në qendër të mediave rozë në Itali, pasi është parë të shëtisë përkrah sulmuesit italian të Spalit, Andrea Petagna.

Të dy janë parë në rrugët e Milanos, duke ecur dorë për dore, ndërsa vetë vajza e ish mbrojtësit të njohur serb ka vendosur të komentojë zërat në rrjetet sociale, duke konfirmuar se me sulmuesin kanë një raport shoqëror për momentin.

“Për momentin jemi vetëm miq, por më vonë nuk i dihet’, ka shkruar Viktorija, e cila ka gjetur një mënyrë diplomatike për të pranuar ekzistencën e një raporti me sulmuesin Petagna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *