Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni po tregon edhe njëherë se është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij.
Uzuni është inkuadruar në minutën e 64-të në takimin që po zhvillohet mes DVTK dhe Ferencvaros në elitën e futbollit hungarez.
Lojtari “kuqezi” pas tre minutave që hyri në lojë, realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, në përballjen e javës së 13-të.
Ferencvarosin ka arritur ta mposht me rezultat 3:1 DVTK, teksa më këtë fitore ka blinduar edhe vendin e parë në ligë.