“Urime e enjtja të gjithëve”, UEFA e fshin postimin skandaloz në ditën kur nisi lufta në Ukrainë

UEFA i befasoi të gjithë sot me një postim të bërë në rrjetet sociale.

Shtëpia e futbollit evropian përmes grupit “UEFA Europa League” e bëri një postim me shkrimin: “Urime e enjtja të gjithëve”, duke aluduar në ndeshjet e kësaj gare, që do të zhvillohen sonte.

Mirëpo, ky postim është kritikuar ashpër nga komentuesit, të cilët e panë të palogjikshme të urohet një ditë kur në Ukrainë ka nisur lufta, pas sulmit të agresorit rus.

E si rezultat, institucioni më i lartë i futbollist evropian u detyrua ta fshinte postimin pas reagimeve dhe fyerjeve nga ana e fansave.

Sonte, kur pritet të zhvillohen ndeshjet e “play-offit” të Europa Leagues, futbolli ka dalë në plan të dytë pasi bota sot u trondit me sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *