Manchester United, dhe jo vetëm, kërkon të marrë në ekip Jadon Sancho.
Sulmuesi i Borussia Dortmund pëlqehet nga Djajtë e Kuq, që do të ishin të gatshëm të shpenzonin shifra të rëndësishme, edhe pse jo ato që kërkojnë nënkampionët e Gjermanisë.
Dëshira e futbollistit duket se është që të shkojë në Premier League, por diçka mund të ndryshojë.
Plot 4 milionë euro më shumë rrogë. Kjo duket se është lëvizja e Borussia Dortmund për të bindur talentin anglez që të qëndrojë në Gjermani.
Sipas Bild, klubi verdhezi është i gatshëm të arrijë deri në 10 milionë euro rrogë për ta bindur Sancho-n të mos shkojë në Premier League.
Një marrëveshje me shifra marramendëse për 20-vjeçarin që është një nga talentet më premtues së panoramës së futbollit. Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendosë të bëjë futbollisti.