United është kundërshtari i Norwich City në çerekfinale të FA Cup.
Manchester United e ka prerë biletën për çerekfinale të FA Cup.
“Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur 3-0 në udhëtim Derby Countyn në rundin e pestë të FA Cup, për të kaluar n’çerekfinale, raporton Gazeta Express.
Ardhja e re në afatin kalimtar të janarit, Odion Ighalo, shkëlqeu këtë mbrëmje, duke shënuar dy gola.
Ai realizoi dy herë, për 2-0 dhe 3-0, në minutat 41’ dhe 70’, kurse golin e parë e realizoi mbrojtësi i majtë, Luke Shaw, në minutën e 33’.
https://tiger.cdnja.co/v/1j/1jz2d.mp4?secure=Rpzl2-oV00E5NxZtHaC8Yw&expires=1583447400
Unitedi që nga mbrëmja e së mërkurës e ka ditur kundërshtarin, gjithmonë në rast se do të fitonte sonte, gjë që ia doli.
Kundërshtari i ‘Djajve të Kuq’ është Norwich City, derisa çiftet tjera janë; Manchester City vs Newcastle United, Leicester City vs Chelsea dhe Sheffield United vs Arsenal.
https://tiger.cdnja.co/v/vz/VZ2ow.mp4?secure=z5vfhtioui-cKDiMiB7V_A&expires=1583447400
https://tiger.cdnja.co/v/lm/LMKQB.mp4?secure=KfyO0WGb9Xl3TyTNCVZnAw&expires=1583447400