Manchester United është rikthyer te fitorja. “Djajtë e kuq” e kishin detyrim dhe ia dolën të triumfonin 3-2 kundër Norëich të vendit të fundit. Cristiano Ronaldo i mundi i vetëm “Kanarinat”, pasi i shënoi të tre golat.
Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, ndërkohë që pas gati gjysmë ore lojë realizoi edhe të dytin. Norëich befasisht reagoi, duke e hapur ndeshjen me golin e Doëell në shtesën e pjesës së parë.
Miqtë e nisën mirë edhe pjesën e dytë, me Pukkin që ndëshkoi United. Skenën e mori sërish Ronaldo, i cili me goditje dënimi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.
Më parë kishte humbur skuadra e Tottenham kundër Brighton, 0-1. Në minutën e 90-të Trossard ndëshkoi skuadrën e Contes. Gjithsesi Arsenali më pas nuk ka përfituar dot, pasi Southampton që nuk fitonte prej pesë ndeshjesh i mundi me gol të Bednarek në minutë të 44-t. Takimi tjetër, Ëatford-Brentford, përfundoi 1-2.