Unik dhe i papërsëritshëm; ja tri rekordet që vendosi mbrëmë Messit

Ishte mbrëmja e Messit ndaj Huesca. Ylli argjentinas barazoi rekordin e Xavi Hernandez, sa i takon numrit më të shumtë të ndeshjeve (767) me fanellën e Barcelonës. Ai hapi dhe mbylli rezultatin 4-1 të të tijve. Kjo ishte dopieta e tij e 130-të në La Liga.

Po kështu, kapiteni Blaugrana theu një rekord tjetër me golat e tij të mbrëmshëm ndaj Huesca. Librat e historisë do të mbushen me momente historike, që mbajnë emrin e tij. Pasi barazoi Xavi Hernández si lojtari i Barcelonës me më shumë ndeshje zyrtare, argjentinasit iu desh pak më shumë se një çerek ore për të thyer një rekord të ri. Ai shënoi një gol spektakolar nga këndi i djathtë i Fernández, i cili nuk mundi të bënte asgjë. Me këtë gol, Messi u bë lojtari i parë, që shënon 20 ose më shumë gola në secilin nga 13 sezonet e fundit në ndonjë nga pesë ligat kryesore në Europë.

Sezoni i parë, kur e arriti këtë “stacion” ishte në 2008-2009, në të cilin shënoi 23 gola në total. Poshtë 20 golave sezonalë nuk ka rënë më që atëherë. Këtë shifër e arriti mbrëmë edhe në sezonin aktual, por mund ta shtojë “llogarinë” e vet gjatë 11 ndeshjeve të mbetura në kampionatin spanjoll.

Këto janë numrat si golashënues të Leo Messit, në 13 sezonet me 20+ gola:
2008-09: 23 gola
2009-10: 34
2010-11: 31
2011-12: 50
2012-13: 46
2013-14: 28
2014-15: 43
2015-16: 26
2016-17: 37
2017-18: 34
2018-19: 36
2019-20: 25
2020-21: 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *