Tottenham dhe Liverpool mbyllën xhiron e 18’të në Premier Ligë me një barazim emocionues 2-2 të dielën pasdite.
Vetëm katër ndeshje u zhvilluan në ligë për shkak të shtyrjes së gjashtë të tjerave për shkak të problemeve me Covid.
Por 90 minutat në stadiumin e Tottenham Hotspur ishin të mjaftueshme për të mbajtur tifozët të kënaqur.
Harry Kane i dha Spurs epërsinë në pjesën e parë me golin e tij të parë në shtëpi këtë sezon, pas një pasimi të mirë të Tanguy Ndombele.
Por, Kane përsëri ishte protagonist pak më vonë pasi u ndëshkua për një ndërhyrje të ashpër ndaj Andy Robertson.
Përsëritjet sugjeruan se ai ishte me fat që i shpëtoi një kartoni të kuq – diçka që Jurgen Klopp sigurisht e ndjente se e meritonte.
Trajneri i Liverpool-it mori shpejt një karton të verdhë për protestat e tij.
Por Liverpool ishte i barabartë para pushimit.
Krosimi i Andy Robertson u dërgua në fundin e rrjetës nga Diogo Jota, i cili barazoi në 1-1.
Ju do të mendonit se skuadra e Klopp do të ushtronte autoritetin e saj pas pushimit, por ishte skuadra vendase që kishte të gjitha shanset më të mira.
Më pas, nga askund, Robertson u pozicionua më së miri në zonën e Tottenham dhe shënoi për 1-2.
? "I have no problems with any referees. Only you." ?
Audio from Jurgen Klopp's confrontation with referee Paul Tierney after the game pic.twitter.com/jkcx4slwRk
— Football Daily (@footballdaily) December 19, 2021
Epërsia nuk zgjati shumë pasi Alisson, pas të gjitha heroizmave të tij, nuk arriti të largoj topin me sukses dhe lejoi Son Heung-min të fuste topin në rrjetë.
Për t’i bërë gjërat më keq për Liverpool-in, ata u reduktuan në 10 lojtarë kur Robertson ndërhyri ashpër në Emerson Royal.
Skocezit fillimisht iu dha një karton i verdhë, por gjyqtari Paul Tierney e shikoi VAR-in dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq.
Dukej një vendim i ashpër – veçanërisht duke pasur parasysh se Kane mori vetëm një të verdhë për një ndërhyrje ndoshta më të rrezikshme.
Siç mund ta prisni, Klopp nuk ishte shumë i impresionuar pas përfundimit të ndeshjes dhe ai ishte i përfshirë në një bisedë me gjyqtarin Tierney në kohë të plotë.
“Unë nuk kam asnjë problem me asnjë gjyqtar. Vetëm me TY!” ka thënë ai.
“Nuk ke luajtur kurrë futboll”.