Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar ekipit të Liverpoolit. Francezi pati interesimin e anglezve për t’iu bashkuar atyre pas problemeve të shumta në mbrojtje, por refuzoi.
Ai dëshironte të luftonte për vendin e tij në formacionin e Barcas. Umtiti duket i kënaqur me jetesën në Barcelonë, pavarësisht se nuk po luan tek ekipi i Koeman.
Trajneri holandez i ka bërë të qartë se nuk e ka në plane, prandaj më e mira për të do të ishte që të largohej nga ekipi spanjoll. Umtiti nuk e pranoi një sugjerim të tillë dhe po mendon vetëm për largimin.