Një grup i tifozëve ultras të Lazios janë acaruar shumë me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysajn, pasi ky i fundit kishte kënduar këngën “Bella Ciao”.
Hysaj u bashkua me “Biancocelesti” si një agjent i lirë nga Napoli, por zgjedhja e tij të këndonte një këng sipas traditës, duket se ka irrituar tifozët e Lazios.
Futbollisti shqiptar këndoi këngën “Bella Ciao” e cila ishte si një himn antifashist nga partizanët italianë për çlirimin e Romës gjatë viteve 1943 dhe 1945.
#Hysaj canta 'Bella ciao': gli ultras della #Lazio lo cercano in pizzeria. L'imbarazzo di #Sarri https://t.co/s0fHjqqneG pic.twitter.com/amytRPRksy
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 19, 2021
Problemi është se shumë ultras të Lazios ndajnë një ideologji të ekstremit të djathtë, kështu që ata jo vetëm që “goditën” lojtarin shqiptar në mediat sociale, por donin ta takonin atë personalisht në “Auronzo Di Cadore” mbrëmjen e të dielës.
Sipas “Calciomercato.com”, një grup i ultrasëve të Lazios shkuan mbrëmë në restorant, por ekipi ishte larguar nga aty.
#Hysaj canta 'Bella ciao': gli ultras della #Lazio lo cercano in pizzeria. L'imbarazzo di #Sarri https://t.co/s0fHjqqneG pic.twitter.com/amytRPRksy
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 19, 2021