Një javë me shumë zhvillime për Kylian Mbappe.
Fillimisht lojtari ishte shumë afër kalimit tek Real Madrid, pastaj u demantuan lajmet, ndërsa dje luajti titullar ndaj Reims – me ç’rast shënoi dy gola.
E ardhmja e tij mbetet ende në “ajër”, teksa sot pritet të mësohet gjithçka për të ardhmen e tij.
Sot është afati i fundit kur PSG duhet përgjigjur ofertës së fundit të Real Madridit për sulmuesin francez: 170 milionë euro plus 10 bonuse.
Kjo ishte oferta e fundit e skuadrës madrilene dhe kjo është shifra që PSG duhet ta konsiderojë të përshtatshme ose jo për të shitur lojtarin, në ditën e parafundit të merkatos.
Dita e sotme ka dy momente ku pritet të mësohet gjithçka. E para, në orën 13:00, kur Mbappé duhet t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit francez në Clairefontaine.
Në atë kohë sulmuesi dëshiron të jetë i qartë për të ardhmen e tij. Koha e dytë që është afati i fundit i përgjigjes së PSG në orën 18.00.
Në atë kohë skadon afati për t’iu përgjigjur ofertës prej 170+10 milionë euro. Në atë kohë, gjithçka do të jetë sqaruar.