UEFA zgjedh talantët më të mëdhenj nga çdo ekip, ky është i Shqipërisë

Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve për kampanjën e Evropianit “EURO 2024” në Berlin.

UEFA ka publikuar një poster me talentët më të mëdhnjë të çdo ekipi.

Në mesin e emrave të njohur si Ronaldo, Modriç, Lukaku, Mbape, Bellingam apo edhe Donaruma e Shaqiri është edhe mesfushori shqiptar, Jasir Asanin.

Ai ka qenë protagonist absolut i kualifikueseve me 3 gola të cilët i kanë hapur rrugë kualifikimit të Shqipërisë.

Shorti do të fillojë në ora 18:00.

Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

Kjo do të jetë hera e parë që Gjermania do ta organizojë këtë ngjarje si e bashkuar.

Dhjetë qytete do të jenë nikoqire, ndërsa takimet do të zhvillohen në 10-të stadiume të klasit botëror.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *