UEFA vizitoi Prishtinën, ky është konstatimi për Kuvendin e 6 prillit

Derisa data për mbajtjen e zgjedhjeve për president të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin tjetër katërvjeçar po afrohet, debatet në opinion po vazhdojnë të rriten.

Kuvendi zgjedhor i FFK-së për zgjedhjen e kryetarit pritet të mbahet më 6 prill të këtij viti, ndërsa e ashtuquajtura “opozita e FFK-së” i ka quajtur zgjedhjet si të paligjshme dhe se nuk janë në përputhje me statutin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Sidoqoftë, nga burime të afërta me FFK-në se një emisar special i UEFA-së ka qëndruar në Kosovë dhe ka monitoruar procesin.

Siç merr vesh gazeta, ai ka konstatuar se Kuvendi është në harmoni me statutin e FFK-së dhe me ligjet e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-së.

Kujtojmë se sot Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Komisioni ka verifikuar nënshkrimet e deponuara nga dy kandidatët Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.

Komisioni ka konstatuar se Gramoz Vokrri nuk i ka nënshkrimet valide për të kandiduar për të parin e FFK-së dhe me ç’rast është refuzuar kandidatura e tij, raporton demokracia.

Kësisoj, kandidat i vetëm në garë për kryetar të FFK-së mbetet Agim Ademi, që njëherit është edhe kryetar aktual i institucionit më të lart të futbollit në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *