UEFA vendos çmimin maksimal për biletat e tifozëve mysafirë në Ligën e Kampionëve

Çmimet e biletave për ndeshjet e kompeticioneve europiane do të kenë një limit. Ky është vendimi më i fundit nga UEFA, institucion i cili ka menduar për tifozët e futbollit dhe sidomos ato të transfertave.

Tifozeri nga skuadra të ndryshme kanë zhvilluar shpesh protesta për këtë temë kaq shumë të ndjeshme dhe UEFA më në fund i ka dëgjuar. Në fund të fundit, futbolli për tifozët luhet, apo jo?

Për të hequr një herë e mirë këtë problem, UEFA këtë të martë ka vendosur një çmim tavan sa i përket biletave për tribunat e tifozëve miq në ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

Kështu, çdo tifoz që do të ndjekë ekipin e tij të zemrës në transfertë nuk do të paguajë më shumë se 60 euro për një biletë në tribunën e rezervuar për miqtë në ndeshjet e Champions League.

Për sa i përket Europa League, UEFA ka vendosur çmim limit 40 euro, ndërsa për ndeshjet e Conference League limiti është 20 euro. Ky vendim i UEFA-s mbyll një herë e mirë diskutimet për këtë çështje të ndjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *