UEFA sot me mbledhje të jashtëzakonshme, pritet të ketë masa të ashpra ndaj Rusisë së Putinit

Rusia e ka pushtuar dje Ukrainën.

Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin ka dhënë urdhër në mëngjesin e sotëm për këtë gjë.

Kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në botën e sportit, atje ku UEFA tashmë ka dalur me një komunikatë ditën e djeshme, atje ku ka njoftuar se sot do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm.

“Pas evoluimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i UEFA-s ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv për në orën 10:00 CET të premten e 25 shkurtit, me qëllim vlerësimin e situatës dhe marrjen e të gjitha vendimeve të nevojshme”, thuhet në postimin e saj.

Pritet të dalin masa të ashpra ndaj Rusisë nga kjo mbledhje, atje ku edhe mund të përjashtohet përkohësisht nga aktivitetet e organizuara nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *